Site icon Telegrafi

Selmanaj: Nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ri të vijë nga PDK-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj , ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ardhshëm të vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk përjashtohet mundësia që presidenti të vijë nga PDK-ja”, është shprehur Selmanaj.

Tutje, ai tha se kjo çështje nuk është duke u trajtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Në politikë janë të gjitha opsionet e mundshme, megjithatë LDK’ja nuk po e trajton këtë çështje aktualisht”, ka thënë Selmanaj në  T7.

“E nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.

Exit mobile version