Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka folur për qëndrimin e LDK-së në raport me platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.
Ai, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është shprehur se LDK-ja tashmë ka vendosur, dhe qëndrimi i saj në këtë fazë është kundër këtij drafti.
“Kryesia e LDK-së ka marrë një vendim, që tashmë është gjithçka e qartë. Ne si LDK për këtë fazë nuk jemi kundër dialogut, dhe kjo e dëshmon se pa LDK-në vështirë se mundë të ecë një proces i caktuar. Në këtë fazë ne kemi vlerësuar se ky draft është i papranueshëm”, ka thënë Selmanaj, përcjell Telegrafi.
Selmanaj gjithashtu është shprehur se proceset pa LDK-në as që mund të paramendohen.
“Qeveria kur e kuptoi se LDK-ja nuk e jep votën, u mobilizua dhe u tërhoq, sepse pa LDK-në nuk mund të paramendohet ky proces”, ka shtuar deputeti i LDK-së. /Telegrafi/