Site icon Telegrafi

Selmanaj: LDK-ja nuk është kundër Asociacionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se, sipas tij, nuk janë kundër formimit të tij.

“Nuk është se LDK-ja ka ndërruar qëndrimin për çështjen e Asociacionit. LDK-ja nuk është kundër Asociacionit, LDK-ja është që çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën tonë të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe respektimin e marrëveshjeve të gjithave që i kanë nënshkruar Qeveritë e Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

Po ashtu, ai ka thënë se partia e tij ka shumë pikëpyetje në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke folur për planin e Bashkimit Evropian (BE), për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se për herë të parë nuk është referencë Kushtetuta e Kosovës.

Lexo po ashtu Mushkolaj – Selmanajt: LDK ka nënshkruar në Washington marrëveshje që nuk e ka pasur referencë Kushtetutën

“Ky është dokumenti i vetëm ndoshta ose ndër më të rrallët në raport me Serbinë që për herë të parë nuk janë referencë në asnjë paragrafë Ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Por, analisti Dardan Gashi i është kundërpërgjigjur se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij, në planin evropian flitet për njohjen e integritetit territorial dhe për njohjen e ligjshmërive.

Po ashtu, Selmanaj ka thënë se LDK-ja është kundër mënyrës se si është menaxhuar procesi i dialogut nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, Selmanaj ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se, sipas tij, nuk janë kundër formimit të tij.

Exit mobile version