Site icon Telegrafi

Selmanaj: Kjo qeveri e di se është jetëshkurtër (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës para deputetëve ka prezantuar një program amatoresk dhe joserioz.

Ai ka thënë për Telegrafin se e ka lexuar me kujdesin më të madh atë dokument, i cili nuk është i standardizuar dhe nuk ka sipas tij, një rrjedhojë logjike, duke shtuar se “edhe pjesëtarët e Qeverisë po e dinë se ky ekzekutiv nuk është jetëgjatë”.

“Ai dokument nuk ofron asgjë, veçanërisht në pjesën ku flitet për sundimin e ligjit ka përgjithësime abstrakte.

Ne para 10 viteve e kemi dëgjuar ish – ministrin Hajredin Kuçi, që kemi me rregullua legjislacionin, e po njëjtë po flet sot edhe ministri aktual i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili është po nga e njëjta parti”, ka shtuar Selmanaj. /Telegrafi/

Exit mobile version