Telegrafi

Selmanaj: Kemi menduar se i kemi 64 vota

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se koalicioni LDK-Nisma-AAK ka pasur 64 vota dhe se deputetë të minoriteteve kanë qenë të intimiduar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë Qeverisë Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe se LDK nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë ndërrimin e territoreve.

Tutje Selmanaj ka thënë se koalicioni LDK-Nisma-AAK ka pasur 64 vota dhe se deputetë të minoriteteve kanë qenë të intimiduar.

“Nuk e kemi ditur se një deputet është vizituar në orët e vona ka dy miq të tij, që thotë ai, e që ata miq qëlluan të ishin funksionarë politik”, thotë ai.