Rasim Selmanaj nga AAK ia ka rikujtuar tanimë deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupit se gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e AAK-së e ka pasur ëndërr që Ramushi të bëhej kryeministër.
Gjatë një debati në RTV Dukagjin, Selmanaj e ka pyetur Donika Kadaj-Bujupin se çfarë e ndaloi atë të votonte qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
E Kadaj-Bujupi i është përgjigjur: “Më ka ndaluar koncepti në të cilin qeveria Haradinaj gjendej, SHIK-u, Kadri Veseli, PAN-i”.
Më pas Selmanaj i është drejtuar: “Qeverinë e udhëheq Haradinaj, të cilën gjë ti e ke pas ëndërr, që Ramushi me qenë kryeministër”.
Në debat ku është diskutuar kryesisht për marrëdhëniet Pozitë-Opozitë, përveç Selmanajt dhe Kadaj- Bujupit. Kanë qenë edhe analistët Imer Mushkolaj dhe Besnik Berisha. /Telegrafi/