Ish – analisti Driton Selmanaj, ka theksuar se ai ka hyrë në politikë, sepse ka menduar se është i pamjaftueshëm angazhimi i tij, vetëm përmes shoqërisë civile dhe fjalëve.
Ai në emsionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “vjen një moment kur t’i e sheh se proceset po vinë duke u degraduar, dhe se gjithçka është në nivel të degradimit”.
“Sot e vëren që diçka spo funskionon, dhe segmenti me i urryer është profesioni i politikanit shihet me urrejtje nga ana e njerëzve. Unë personalisht, më kanë bërë të mendoj se njerëzit dëshirojnë ta shohin një klasë tjetër politike”, ka shtuar Selmanaj./Telegrafi/