Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet politike do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.
Zyrtari i LDK-së, Driton Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është domosdoshmëri për Kosovën që LDK t’i fitojë zgjedhjet.
“Ne provuam tri parti politike që ishin bërë bashkë si qeverisën në Kosovë. Ato parti shumë gjatë janë thirrë në disa vlera që më së paku i përfaqësuan ato vlera. Këto parti instaluan një kulturë qeverisëse ku shpërdorimi i pushtetit rrëshqiti në abuzim me pushtetin dhe përfundoi me arbitraritet të pushtetit”.
Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se fati i Kosovës tashmë është i lidhur me fatin e LDK-së.
“Këto fate janë të mishëruara me njëra-tjetrën dhe tani ne e shohim si domosdoshmëri fitoren e LDK-së”.
Selmanaj ka thënë se në LDK janë të bindur në fitore dhe sipas tij kjo tashmë po shihet edhe në shtabe./Telegrafi/