Telegrafi

Selmanaj: Fatmir Gashi, ndryshimi që i duhet Pejës

Kryetari i Komunës së Deçanit – nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Rasim Selmanaj, ka komentuar vendimin që Fatmir Gashi të jetë kandidat i këtij subjekti për të parin e Pejës.

“Vendimi i AAK-së për kandidaturën e Fatmir Gashit për kryetar të Komunës së Pejës, është një vendim i goditur dhe i shëndetshëm për demokracinë dhe për zhvillimin e qytetit të Pejës! Ky profil dhe ky ndryshim i duhet qytetit të Pejës!”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në Facebook.