Megjithatë, disa nga këto organizata kanë shprehur shqetësime lidhur me këtë ditë, duke thënë se demokracia Kosovën e gjen akoma në fazën e hershme.
Driton Selmanaj, nga KDI, ka thënë se institucionet kanë punë të tjera dhe vullnet tjetër, dhe po merren me atë se kush po merr poste, kush po arrin koalicione e kush jo.
Sa i përket administratës së Kuvendit, Selmanaj, ka pohuar se ka evoluuar në kuptimin e transparencës dhe në kuptimin e zhvillimit të demokracisë së brendshme, të këtij institucioni.
Ai ka theksuar se nuk ka asnjë shpjegim se pse pothuajse asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk ka dal të takohet me qytetarët dhe të reflektojnë se në çfarë niveli është demokracia në Kosovë.
“Si duket institucionet e kanë një punë tjetër, një vullnet tjetër për tu marrë me telashet e këtij vendi, në kuptimin se kush po merr poste e kush po arrin të merr koalicione e kush jo. Kuptimin e brendshëm të Kuvendit të Kosovës, administrata e Kuvendit ka evoluuar në kuptimin e transparencës, në kuptimin e zhvillimit të demokracisë së brendshme, të këtij institucioni”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa, Agim Vatofci, nga Organizata Joqeveritare “Distrofia Muskulare”, ka thënë se në Kosovë ka vetëm 5 për qind demokraci.
Ai ka bërë thirrje në këtë ditë që institucionet t’i hapin dyert për persona të hendikepuar dhe jo vetëm t’i dëgjojnë brengat e tyre por edhe t’i përkrahin dhe ndihmojnë.
“95 për qind nuk ki demokraci, për arsye se ekziston nepotizmi. Njerëzit që vijnë në pushtet automatikisht janë njerëz që vuajnë nga kompleksi narcizoid. Domethënë vetëm ata dinë. A kur tua marrësh biografinë e tyre ai nuk ka të kryer shkollë”, ka thënë Vatofci. /KP/