Telegrafi

Selmanaj: Arsyeja e themelimit të Gjykatës Speciale është Hashim Thaçi (Video)

Driton Selmanaj, njohës i çështjeve politike, ka folur për kohën kur, sipas tij, Gjykata Speciale do të ngre aktakuzat e para dhe personat e parë që do të merren nga kjo gjykatë.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka asnjë arsye që të pres deri në fund të vitit për të filluar punën e saj, pasi gjykatësit veçse janë caktuar.

Selmanaj ka përmendur emrat që, sipas tij, do të jenë në listën e gjykuarve, duke thënë se Presidenti Hashim Thaçi, do të jetë njëri nga të parët.

Madje, sipas analistit, njëra ndër arsyet e themelimit të Speciales është vetë Presidenti Thaçi.