Telegrafi

Selmanaj apelon: Të gjithë kundër “ligjeve të Milosevicit”!

“Deri tash përfaqësuesit këtyre institucioneve të cilave u jemi drejtuar nuk kanë reflektuar pozitivisht. Por, besoj që pas protestës dhe shprehjes së pakënaqësisë qytetare, do të ketë hapa pozitivë për të ndalur shkeljen e ligjit”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka deklaruar se nuk duhet harruar se UNMIK-u i kishte shpallur të pavlefshme ligjet e aplikuara gjatë kohës së Milosevicit, ndërsa edhe në rastin e Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”, vendimi është marrë në vitin 1997.

Kjo çështje tashmë është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në protestën e mbajtur në Deçan morën pjesë mbi 1300 qytetarë. Pjesëmarrës ishte edhe Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente. /Telegrafi/