Telegrafi

Selma Blair me imazh nudo tregon se sa e rëndë është sëmundja e sklerozës së shumëfishtë

Selma Blair ka vendosur të tregojë se si duket realiteti i luftimit të sklerozës së shumëfishtë.

Në llogarinë personale në Instagram, aktori vendosi të publikoj një fotografi ku shfaqej vetëm në një xhaketë dhe mbuloi zonën intime me një çantë në formën e një kanceri.

Fotografia e aktores hollivudiane pa pantallona dhe të brendshme është bërë nga fotografi Tom Brown. “Portret i një zonje”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së sjell në rrjetet sociale.

Ajo gjithashtu shihet të ketë rruar kokën, e cila është një tregues se po mjekohet intensivisht për këtë sëmundje të mbrapshtë. Fotografia ka fituar simpatinë e shumë njerëzve për një kohë të shkurtër dhe është pëlqyer nga shumë persona të famshëm.

Ndryshe, në gusht të vitit 2018, Selma u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe raportoi sëmundjen në tetor të po atij viti përmes një mesazhi shumë emocional. Që atëherë, aktorja ka qenë shumë e hapur në luftërat që i është dashur të durojë, përfshirë aftësi shqisore dhe motorike, çështje zanore si dhe lodhje.

Ndryshe, trajtimi për sklerozë të shumëfishtë përfshin kryerjen e transplantimit të qelizave burimore hematopoietike (HSCT), e cila përdoret gjithashtu për të trajtuar kancerin e gjakut dhe palcës së eshtrave. /Telegrafi/