Telegrafi

Selma Blair: Cameron Diaz është pensionuar nga aktrimi

(Foto: Getty Images)

Cameron Diaz ka hequr dorë nga aktrimi. Kështu ka pohuar mikja dhe kolegia e saj, Selma Blair. Ajo është vetëm 45-vjeçare, mirëpo duket sa ka vendosur të tërhiqet nga industria filmike.

Bashkaktorja e Diaz nga filmi “The Sweetest Thing” ka treguar se mikja e saj i kishte thënë gjatë një dreke se nuk planifikon të xhirojë më filma dhe se në vend të kësaj, preferon ta kalojë kohën e me burrin e saj, Benji Madden.

(Foto: Getty Images)

“Ditë më parë, dola për drekë me Cameron. Po e rikujtonim kohën kur e xhiruam filmin (‘The Sweetest Thing’, në vitin 2002)”.

“Mua do të më pëlqente ta bënim edhe një vazhdim, por Cameron është pensionuar nga aktrimi. Ajo më tha: ‘I kam dhënë fund'”.

(Foto: Getty Images)

“Ajo nuk ka nevojë të bëjë filma të tjerë. Ka një jetë të mrekullueshme, nuk e di se çfarë do ta kthente sërish (në realizimin e filmave). Ajo është e lumtur”, janë fjalët e Blair.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cameron Diaz

Filmi i fundit i Diaz ishte “Annie” në vitin 2014 dhe që atëherë, aktorja ka refuzuar të jetë pjesë e projekteve filmike.

(Foto: Getty Images)

“Cameronit vazhdimisht i ofrohen skenarë filmikë në përpjekje për ta tërhequr nga pensionimi, mirëpo nuk është e interesuar”.

“Ajo është e lumtur, e dashuruar dhe dëshiron ta shfrytëzojë në maksimum lirinë dhe kohën e saj të lirë”, ka thënë një burim për Daily Star Sunday. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)