Site icon Telegrafi

Me Sellmën mosha është vetëm numër, i bën makijazh fascinues një të moshuare (Video)

Me kalimin e kohës dëshira për makijazh mund të zbehet, por jo kur ekziston një make up artiste si Sellma Kasumoviq.

Liderja në industrinë e këtij arti ka publikuar një video të një të moshuare duke ja realizuar makijazhin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

Mënyra si ajo e ka realizuar këtë makijazh është e shkëlqyer dhe e ka bërë të lumtur personin në fjalë.

Vet Sellma në faqen e saj zyrtare ka shprehur ngazëllimin për punën që ka bërë.

“Mosha është vetëm numër. Ajo ishte aq e lumtur kur ne ia përfunduam makijazhin. Jam e vdekur, thjesht e dua se si është plot jetë dhe një admiruese e makijazhit”, ka shkruar Sellma në videon në fjalë.

Sellma është e pakonkurrentë në vend e rajon dhe është artistja e preferuar e makijazhit e të gjitha yjeve të shoubizit dhe fytyrave tjera prominente. /Telegrafi/

Exit mobile version