Site icon Telegrafi

Sellma u kujdes për dukjen glamuroze të Elita Rudit në dasmën e saj

Foto: Sellma Kasumoviç/Instagram

Të premten që lam pas, reperi nga Peja, Gjiko, dhe moderatorja Elita Rudi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Çifti u martuan në një ceremoni me mbi 700 të ftuar, e ndërsa dasma e tyre mori vëmendje të madhe mediatike.

Gjiko dukej mjaft elegant, gjersa edhe më glamuroze dukej bashkëshortja e tij, Elita, veshur në vellon e bardhë të nusërisë.

Fotografi nga martesa e reperit Gjiko dhe moderatoren Elita Rudi (Foto: Telegrafi)

Moderatorja Rudi kishte përsosur dukjen e saj, duke ia besuar makijazhit grimeres më të pëlqyer në vend, Sellma Kasumoviq.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram nga kjo e fundit, Sellma prezanton për ndjekësit versionin final pasi ka grimuar moderatoren.

“Ua sa bukur”, shkruan ajo në mbishkrimin e videos, duke qenë e kënaqur me rezultatin e arrirë në fytyrën e moderatores bukuroshe.

Përndryshe, çifti më i ri i estradës kanë konfirmuar tashmë që shumë shpejt presin edhe të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/

Foto: Sellma Kasumoviq/Instagram
Exit mobile version