Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviç, është një emër i shumë pëlqyer nga figurat publike.
Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe nga puna e saj e përditshme në studion e saj.
Së fundmi, Sellma u ka dhënë mundësinë fansave të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, dhe më pas ajo do të përgjigjej.
Në një pyetje të bërë nga një ndjekës, se a ka apo jo ndërhyrje në trupin e saj, Sellma vendosi të tregojë të vërtetën.
“Buza paska e rimbushur, por mos e bëj të madhe (s’është operacion)”, ka shkruar Kasumoviç në përgjigjen e saj.
E njëjta nuk ka hezituar tu përgjigjet edhe shumë pyetjeve tjera të drejtuara nga fansat. /Telegrafi/