Site icon Telegrafi

Sellma Kasumoviq reagon për grimeren 28-vjeçare që ndërroi jetë nga COVID-19: Ju lutem shpirtërisht të vaksinoheni, virusi nuk po njeh moshë

Mbrëmë (e shtunë) ka ndërruar jetë grimerja nga Vushtrria, Liberta Selaci, si pasojë e komplikimeve me COVID-19.

Ajo vdiq në moshën 28 vjeçare gjersa bashkë me të humbi edhe foshnjën, duke qenë se ishte shtatzënë.

Për të ndjerën reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale, gjersa një të tillë e bëri edhe grimerja Sellma Kasumoviq, me të cilën ndan të njëjtin profesion.

Sellma Kasumoviq (Foto: Instagram)

“Kolegia ime, grimerja Liberta Selaci, 28 vjeçare dhe shtatzënë, sot humbi jetën nga virusi. U preht në paqe ajo bashkë me foshnjën e palindur e Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve e miqve në këto çaste të vështira”.

Lexo po ashtu 21 të vdekur nga coronavirusi dhe 1,278 raste pozitive

“Raste si ky dhe të tjera për çdo ditë, le të jenë thirrje për vaksinim. Ju lutem shpirtërisht dhe sinqerisht të vaksinoheni. Virusi nuk po njeh moshë”, ka shkruar ajo.

Liberta Selaci (Foto: Facebook)

Vetëm sot u shënuan 21 raste të vdekjes e po ashtu edhe 1,278 raste pozitive.

Grimerja ndërkohë ka lënë pas vetes një vajzë të vogël. /Telegrafi/

Exit mobile version