Site icon Telegrafi

Sellma Kasumoviç ndan me ndjekësit momentin kur mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer

Foto: Sellma/Instagram

Grimerja e njohur shqiptare, Sellma Kasumoviç, ka bërë të ditur se ka marrë sot (e enjte) dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Ajo është paraqitur në Sallën 1 Tetori në kryeqytet për të marrë dozën e dytë të vaksinës, të llojit Pfizer.

Kasumoviç ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një video, momentin ku shihet teksa infermieret i injeksojnë asaj vaksinën.

Më pas, grimerja e emrave të njohur të estradës publikoi një tjetër fotografi, ku shihej nën shoqërinë e personelit mjekësor, teksa i falënderonte për kujdesin.

Foto: Sellma/InstaStory

E njëjta më pas ka publikuar edhe certifikatën, e cila tregon se ajo e përfundoi me sukses vaksinimin e dozës së dytë, pas asaj të parës që e kishte marrë më 19 maj.

Foto: Sellma/InstaStory

Sellma përndryshe njihet si një prej artisteve të makijazhit më të njohura në Kosovë, teksa sukseset e saj janë pasqyruar edhe jashtë vendit, me shitjen e produkteve të saj të kozmetikës. /Telegrafi/

Exit mobile version