Telegrafi

Selino, majdanoz dhe salcë domatesh kundër kancerit të vezoreve

Shkencëtarët kanë analizuar ndikimin e flavonoideve mbi rrezikun për karcinomë të vezoreve te 1.141 femra të sëmura dhe te 1.183 femra të shëndosha, me moshë mesatare 51-vjeç.

Nga të gjithë flavonoidet e analizuara, vetëm apigenina është treguar i suksesshëm në zvogëlimin e rrezikut nga karcinoma e vezoreve.

Autorët e studimit të publikuar në revistën mjekësore “International Journal of Cancer” supozojnë se apigenina ndërpret aktivitetin e hormonit estrogjen dhe në këtë mënyrë ofron efekt mbrojtës.