Site icon Telegrafi

Selimi thotë se Gjuric është gënjeshtar meqë hyri ilegalisht në Kosovë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, mohon deklaratat e Marko Gjuric se ndërkombëtarët i kanë dhënë leje për hyrje në Kosovë.

“Në fushata parazgjedhore politikanët dinë të gënjejnë. Z. Gjuric gënjen sepse sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, e vetmja kompetencë që i takon për jepje ose mos jepje të lejeve të hyrjeve për zyrtarët serbë i takon Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Jashtme që nga sot nuk i jep leje permanente për me hy në Kosovë”, ka thënë Selimi për RTK-në.

Exit mobile version