Telegrafi

Selimi takon Palmer: Pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë takuar Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, për siç thanë intensifikimin e agjendës shtetërore të Kosovës në përafrimin e vendit tonë me familjen euro-atlantike.

Selimi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pa bashkërendim dhe garancie të Amerikës është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme.

Lexoni të plotë postimin:

Kosova është̈ e vendosur në avancimin e marrëdhënieve speciale dhe miqësisë̈ së përhershme me ShBA-në dhe gjithnjë̈ besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik.

Sot në Washington, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, takim përmbajtësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, për intensifikimin e agjendës shtetërore të Kosovës në përafrimin e vendit tonë me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pa bashkërëndim dhe garancë të Amerikës, është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme. Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë”. /Telegrafi/