Telegrafi

Selimi takon drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selim, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për prioritetet e tij për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi,Selimi e ka njoftuar drejtoreshën Magno që në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, Ministria e Drejtësisë përmes politikave publike po synon konsolidimin e drejtësisë komerciale e cila sipas tij do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja sepse do të siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi.

Ministri dhe drejtoresha Magno kanë diskutuar edhe për bashkëpunime në projekte tjera që kanë të bëjë me sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, konfirmoi se ky mision do vazhdoj të mbetet partner kryesor i Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë. /Telegrafi/