Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar gjatë të mërkurës me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin tha se ka folur edhe rreth operacioneve të fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Selimi nuk dha detaje më shumë, por njoftoi se ka pranuar raportin e fundit të këtij misioni për sistemin gjyqësor të Kosovës, i cili së shpejti pritet të lansohet për publikun.
Selimi dhe Wigemark diskutuan edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë sektoriale për sundim të ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara.
“Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, shkruan Selimi. /Telegrafi/