Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se ka emëruar shef të Shtabit Zgjedhor, ish ministrin e drejtësisë Selim Selimin.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se sot zyrtarisht ish ministri Selimi u emërua koordinator (shef i Shtabit Zgjedhor) i fushatës në zgjedhjet lokale për Prishtinën.
Ai më tej u shpreh se Selimi është njëri ndër juristët dhe aktivistët më të mirë, duke i uruar suksese në hapin këtë hap./Telegrafi/