Telegrafi

Selimi qytetarëve: Dilni të votoni që ta rregullojmë ardhmërinë e Kosovës

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selimi Selimi, e ka mbajtur konferencën e radhës për media.

Ai tregoi që deri në ora 12:30, kanë dalë 8 për qind e popullsisë për të votuar.

Po ashtu ai bëri qytetarëve që të dalin të votojnë, në mënyrë që të rregullohet ardhmëria e Kosovës.

“Deri në ora 12:30 kanë votuar 8 për qind e qytetarëve. Kemi edhe më pak se 7 orë për të votuar, andaj unë ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë për Ardhmërinë e Kosovës, ta tregojnë Forcën e Kosovës, për një Kosovë të sigurt dhe të paprekshme. Po ashtu të kenë kujdes për shkak të kushteve atmosferike, por sa më shumë që dalin aq më mirë. Ne i ftojmë të gjithë ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për ta rregulluar ardhmërinë e Kosovës”,  tha Selimi para medieve.