Telegrafi

Selimi: Policët mos të bien viktima të propagandës së Beogradit

Ai ka thënë se Inspektorati Policor duhet të veprojë vetëm në rast të urdhrit nga ministri ose zyrtarët e lartë, ose nëse ndonjëri prej atyre qytetarëve ankohet zyrtarisht.

Policia e Kosovës ka lëshuar sot një komunikatë në të cilën kërkohet nga Inspektorati Policor fillimin e hetimeve të pavarura për këtë çështje.

Ndërkohë, Selimi vlerëson se qëkur kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, zyrtarët serbë janë munduar që të luajnë një politikë “dyfytyrëshe” për përfitime politike të brendshme dhe të jashtme.

“Para komunitetit ndërkombëtarë duan të shfaqen sikur janë të detyruar të bëjnë kompromise të dhimbshme në favor të shqiptarëve, të cilët duan t’i paraqesin si destruktivë. Ndërsa, për konsum të brendshëm duan të paraqiten sikur nuk duan të lëshojnë pe para shqiptarëve”, ka thënë Selimi.

Ai ka vlerësuar se policia është sjellë në mënyrë profesionale më 7 janar, kur ka ndaluar nëntë personat të cilët ilegalisht e luanin rolin e truprojave të Vulinit.

Ndërkohë, EULEX-i ka pranuar një ankesë nga personat e ndaluar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/