Telegrafi

Selimi përkohësisht ministër i Jashtëm

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në emisionin “Ora e Fundit” të Klan Kosovës, ka folur për zhvillimet në kabinetin qeveritar pas emërimit të Hashim Thaçit president dhe aktualitetin politik.

Selimi ka njoftuar se nga sot ai zëvendëson Thaçin në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Nga sot jam ushtrues detyre i ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo detyrë do të jetë disa javore, pasi që  ministri i ri do emërohet shumë shpejt”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.