Telegrafi

​Selimi: Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme

I propozuari për ministër të Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi, mbrëmë tha se sistemi i drejtësisë nuk ka nevojë t’i nënshtrohet vetingut.

E kjo deklaratë e tij ngjalli reagime të shumta.

Po ai sonte përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e vetmja formë se si njeriu mund ta ushtrojë lirinë e tij, është në një sistem kontrollesh apo ekuilibrash.

Sipas tij pavarësia e sistemit juridik të Kosovës është e domosdoshme.

“Qeveritë vijnë dhe shkojnë, por liria e një personi duhet të jetë absolute. E vetmja mënyrë se si një person mund të ushtrojë lirinë e tij/saj është në një sistem kontrollesh dhe ekuilibrash. Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme. Më pak qeveri dhe më shumë sundim të ligjit”, ka thënë Selimi.