Telegrafi

Selimi nuk lejoi takimin e Princit Charles me Ramadan Mujën

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, nuk ka pranuar të thotë se Princi Charles nuk kishte dashur që ta takonte kreun e Prizrenit, në kohën kur kishte vizituar qytetin për shkak se ai është i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë. Ai ka thënë se takimin nuk e kishte lejuar anëtari i partisë prej nga vjen edhe kryetari Muja, Petrit Selimi.

Sipas tij, Selimi – zëvendësministër i MPJ-së e ushtrues detyre i ministrit – ua kishte dhënë kumtin se protokolli i Princi Charles nuk e kishte paraparë një takim me Mujën.

“Duhet pyetur z. Selimi për këtë gjë. Por, ai ka thënë se takimi mes Princit dhe kryetarit nuk është paraparë në agjendë”, ka thënë Berisha. “Ai nuk e lejoi takimin dhe me siguri për këtë nuk ndihet krenar”.