Telegrafi

Selimi: Në veri po instalohet Serbia e vogël

“Derisa Kosova do të qeveriset nga një qeveri e tillë, Serbia do të vazhdojë të na marrë dheun ndër këmbë. Falë paaftësisë së kësaj qeverie, në veri të vendit po na instalohet një Serbi e vogël, e cila në vazhdimësi do ta kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë”, tha Selimi raporton Prizrenpress.

Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, mbajti dy tubime publike me banorët e fshatit Malësi e Vrrinit dhe banorët e lagjes “Tusuz”.

Deputeti Selimi, duke folur për situatën aktuale politike dhe në veçanti për negociatat e kryeministrit Thaçi me kryeministrin e Serbisë Dacic, theksoi se vendi ka arritur në një situatë ku nuk mund të shpëtohet edhe Qeveria edhe Kosova.

“Njëra do ta pësoj. Se kush do ta pësoj, kjo do të varet nga përcaktimi i qytetarëve. Prandaj, tash më shumë së kurrë, një mobilizim i përgjithshëm qytetarë kundër negociatave me Serbinë është i domosdoshëm”, tha Selimi. /Telegrafi/