Site icon Telegrafi

Selimi: Ndryshimi po vjen, të sigurt në fitore

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë tubimit të Vetëvendosjes në Drenas tha se është i bindur në fitoren e VV-së me në krye Albin Kurtin, kryeministër.

Selimi u shpreh se ndryshimi është duke ardhur.

“”Drenica nuk do të pranojë të udhëhiqet nga frikacakët se Drenica është trimneshë, Drenica nuk do të pranojnë të udhëhiqet nga të pandershmit, se Drenica është e ndershme”, ka thënë Selimi.

Tutje, Selimi ka shtuar se Drenica mund të mashtrohet një herë, por jo gjithmonë.

“Drenica nuk është bankomati i tyre sa herë atyre tu teret fyti. Qytetarët e Drenicës kanë nevojë për ju aktivistë që t’i ndihmoni që t’ia japin një gjobë atyre që e gjobitën Drenicën për 18 vite. Dhe numri 35 është gjoba e tyre”, ka porositur Selimi.

Sipas tij, pushteti i djeshëm është përgjegjës para UÇK-së sepse luftëtarët më të mëdhenj ia dërgoi në burg dhe e solli Gjykatën Speciale.

“O me të kaluarën e pandershme, o me Albin Kurtin e përparuar. Pra le ta fillojmë këtu, t’i biem gjarprit këtu në kokë, që gjarpri të mos ketë më vend në folenë e shqiponjave”, tha në fund Selimi.

Exit mobile version