Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, COVID-19.
Selimi ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke pyetur nëse shtetit mbahet me gjoba, transmeton Telegrafi.
“Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave a mbahet shteti me gjoba? Ekspertët majtist të VV le t’na tregojnë efektin e gjobave në GDP. A na duhen politika të përkrahjes së bizneseve të vogla e të mesme apo na duhet një Fond Sovran që do t’i përkrahë lejthijat e dajve e nipave?“, ka thënë Selimi në reagimin e bërë në Twitter.
Ndryshe, të premten me 22 vota për Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, COVID-19. /Telegrafi/
Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave a mbahet shteti me gjoba? Ekspertët majtist të VV le t’na tregojnë efektin e gjobave në GDP. A na duhen politika të përkrahjes së bizneseve të vogla e të mesme apo na duhet një Fond Sovran që do t’i përkrahë lejthijat e dajve e nipave?
— Selim Selimi (@selim_selimi) June 5, 2021