Site icon Telegrafi

Selim Selimi: LDK nuk mund të jep vlerësime për të nominuarit e AAK-së për ministra

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi ka folur për koalicionin e arritur me LDK-në.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se secili nga pesë emrat e propozuar nga AAK për dikastere qeveritare janë në administratë publike për shumë vite dhe kanë çfarë t’i ofrojnë qeverisjes.

Ai ka thënë se partneriteti nuk ndërtohet duke ndërhyrë në subjektin tjetër, përcjell Telegrafi.

“LDK-ja nuk mund të jap vlerësim për të nominuarit e AAK-së, ashtu siç nuk mund AAK-ja të jap vlerësim për të nominuarit e LDK-së”.

Selimi thotë se ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë të Kosovës.

Ai thotë se Hoti mund të bëjë shkarkime duke u bazuar në fakte por sipas tij shkarkime nuk mund të ndodhin për të poshtëruar partnerin e koalicionit siç bëri Albin Kurti me ministrat e LDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version