Telegrafi

Selimi i kundërpërgjigjet MPJ-së së Rusisë

Petrit Selimi, ish-ushtrues detyre i ministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, i ka reaguar zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharovae, cila në Twitter, ka shkruar se shtetësia e Kosovës nuk është valide dhe e mundshme.

“Mungesa e ligjit dhe rendit, kriza e brendshme politike, emigrimi, të gjitha tregojnë se ‘shtetësia’ e Kosovës nuk është e mundshme, ka shkruar në një status Zakharovae”.

Po në Twitter i është përgjigjur edhe Selimi, njofton Klan Kosova.

“Kosova, sipas të gjitha fakteve është më e sigurt, më pak e korruptuar, me më pak kriminalitet, shumë më demokratike se që ka qenë Rusia ndonjëherë. Kurdoherë”, ka shkruar Selimi, tani koordinator i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës.