Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë edhe gjeneralit serb Ljubisa Dikoviq.
Në një vendim, që e ka siguruar zeri.info, Selimi ka urdhëruar organet e rendit që t’ia ndalojnë hyrjen në territorin e Kosovës shefit të ushtrisë serbe i cili pritej ta vizitonte Kosovën.
Këto janë pikat e vendimit:
1. Gjenerali serb i ushtrisë serbe është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.
2. Po ashtu obligohet MPB-ja, MPJ-ja dhe të gjitha autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.
Këtë vendim Selimi e ka bërë duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, që ka autorizuar MPJ-në e Kosovës për lejet e zyrtarëve serbë.
Dikoviq është akuzuar që një kohë të gjatë nga organizata Fondi për të Drejtat Humanitare, e udhëhequr nga Natasha Kandiq, për krime të luftës në Kosovë.