Këshilltari i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Selim Selimi ka thënë se Qeveria Haradinaj ka përgatitur terrenin për investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik.
Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria Haradinaj ka pasur stabilitet ekonomik dhe ka rritur investimet e huaja dhe të hyrat buxhetore.
“Kemi vendosur parametrat që të kemi ngritje më të madhe ekonomike pasi janë drejtuar investimet ka shtimi i vendeve të punës. Nuk ka askush shkop magjik që të bëj rritje ekonomike 8% apo të bëjë punësimin e kaq apo aq personave”.
Këshilltari i Haradinajt ka thënë se kjo qeveri ka zhvilluar prodhimin vendor sidomos me taksën 100%.
Ai ka thënë se është gabim të presim zhvillim ekonomik nga ndërmarrjet publike përfshirë edhe nga Trepça.
“Për atë arsye Trepçës i është dhënë statusi që të jetë konkurruese në treg. Nuk e ka pasur atë status, i është dhënë”.
Selimi ka thënë se sektori privat duhet t’i prijë zhvillimit ekonomik e jo sektori publik.
Ai ka folur edhe për punësimet duke thënë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara madje sipas tij është bërë përzgjedhje më e mirë në borde./Telegrafi/