“Është rendi që pikët t’i ndalim në shtëpi. Prishtina është e fortë pavarësisht nga rezultatet e deritashme. Ajo ka mesfushën e shkëlqyeshme ku dallohet lideri Azem Ahmeti nga i cili rrjedhin të gjitha sulmet, kurse edhe Isuf Llumnica me përvojë paraqet rrezik për portën tonë”, tha kryetrajneri i Dritës, Musa Selimi, për Zërin.
“Pas fitores ndaj Ferronikelit kemi motiv shtesë, aq më parë kur na vjen kampioni. Edhe intelektualët janë organizuar dhe atmosfera është shumë e mirë, kështu që pres shumë shikues në tribuna, të cilët do të na ndihmojnë që të arrijmë deri te fitorja”, shtoi ai. /Telegrafi/