Site icon Telegrafi

Selim Pacolli votoi në Hajvali, kërkon të votohet vizioni më i mirë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali.

Pas kryerjes së procesit të votimit Pacolli, ka thënë se sot është ditë festive për gjithë Kosovën dhe komunën tonë.

“Sot është ditë festive për Kosovën dhe komunën tonë. Ju bëj ftesë të votojnë të zgjidhin programin më të mirë për 4 vitet e ardhshme sigurisht që do duhej të votohej vizioni më i mirë për Prishtinë. Unë e kam thënë që Kosova ka nevojë për menaxher dhe jo politikan dhe sot qytetarët do të dijnë të zgjedhin vizonin që iu jep perspektivë për mandatin e ardhshëm dhe ai është i imi që ë kam prezantuar për 30 ditë” tha Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version