Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka vazhduar fushatën zgjedhore në kryeqytet.
Pacolli ka vizituar klubin e futsallit FC Prishtina Futsal
“Edhe një vizitë sportive sot me klubin e futsallit – FC Prishtina Futsal. Këta të rinj janë ardhmëria jonë dhe ne duhet t’i motivojmë ata. Çdo sport do të ketë mbështetjen e duhur. Ky është obligimi ynë ndaj jush.
Mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher!”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/