Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, vizitoi sot Qendrën për autizëm në lagjen “Arbëria” të komunës së Prishtinës. Ai u njoftua për së afërmi me disa nga fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.
“Ne kemi pasur konsideratën më të lartë ndaj jush si organizatë. Mirëpo, sot, si kandidat për kryetar të Prishtinës, dua të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të qenë afër jush dhe për të ju garantuar kushte më të mira dhe lehtësim të sfidave me të cilat ju përballeni”, u shpreh Pacolli.
Ai shtoi se në cilësinë e kryetarit të komunës së Prishtinës , ju garanton se do të ketë konsideratë të shtuar ndaj kësaj kategorie dhe do të gjendet mundësia e ndihmës materiale pwr kwtw qendwr.
“Këta janë fëmijët tanë dhe ne nuk duhet në asnjë mënyrë t’i shohim ndryshe, por duhet t’u qasemi si çdo fëmije normal” theksoi Pacolli.
Përfaqësuesi nga kjo qendër u shpreh se sfida më e madhe për momentin është financimi i qendrës, ngase kryesisht financohen nga prindërit, ku prindërit obligohen të paguajnë trajtimin sipas mundësive që kanë. /Telegrafi/