Telegrafi

Selim Pacolli tregon një talent tjetër në “Super Sfida” (Video)

Emin Pacolli shfaqet si një showmen, duke treguar talentin e tij në lojëra sportive, nga një video promo shihet duke luajtur rolin e portierit shumë interesant duke u gjuajtur lart, edhe në lojën volejboll shihet se është një lojtar i mirë, gjithashtu në futboll tregon talent duke shënuar një super gol.

Këtë të diele në ora 20:00 në RTK fillon gara në mes ekipit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ekipin e Mitrovicës do të garojë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka, ndërsa për ekipin e Prishtinës do të garojë nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, Ganimete Musliu dhe Lirak Çelaj.

Nga kjo video promo shihet se pritet një derbi i madh, një show me të gjitha elementet e spektaklit, dramë, tension, humor, inati, gëzime, hidhërime dhe ngjarje spektakolare – gjëra të tilla shihen vetëm në shown fenomenin “Super Sfida”.

Mos harroni të diele të gjithë para ekranit 20:00 në RTK. /Telegrafi/