Duke filluar prej sot, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli është përfshirë aktivisht në dëgjimin e qytetarëve, dhe për këtë qëllim Pacolli fton qytetarët të shprehin shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës përmes mesazheve në telefon, fotografive apo videove në numrin e tij personal në Viber.
Këtu kandidati i AKR-së, Selim Pacolli duket se inkurajon secilin qytetar të Prishtinës ta thotë zërin e tij përmes komunikimit të drejtpërdrejt me të.
Më këtë komunikim duket se Pacolli paralajmëron një hyrje të fortë në garë, ndërsa ftesa për komunikim të drejtpërdrejt me të duket të shkojë një hap tutje në konsultimin dhe përfshirjen e qytetarëve.
“Unë kam hyrë në këtë garë për të sjellë një ndryshim pozitiv në qytet. Dhe unë besoj se populli i Prishtinës e di saktësisht se çfarë duhet të ndryshohet. Unë dua t’i dëgjojë dhe pastaj ta bazojë programin tim në nevojat e tyre. Por natyrisht, unë do ta përmbush këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkë me suksesin tim në biznes, unë do të sjell njerëz dhe ide të reja, për të bërë këtë ndryshim të ndodhë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë ftoj të gjithë që të ndajnë mendimet, nevojat dhe idetë e tyre me mua. Do të dëgjojë atë që secili qytetar ka për të thënë. Dhe e kam bërë shumë të lehtë për të gjithë. Të gjithë qytetarët e Prishtinës mund të më shkruajnë në numrin tim personal të Viberit dhe të ndajnë shqetësimet e tyre edhe përmes fotografive dhe videove “.
Është e sigurt që Pacolli do të ketë shumë punë në përcjelljen e të gjitha videove dhe mesazheve apo kërkesave të qytetarëve në numrin e tij +37744 505 505.