Në kuadër të fushatës kreative, Selim Pacolli tani ka marrë rolin e një gazetari, për të pyetur qytetarët e rëndomtë të Prishtinës për nevojat dhe kërkesat e tyre prej kryetarit të Prishtinës.
“Si menaxher, unë e di që duhet t’i dëgjoj njerëzit e qytetit tim. Sepse ata i japin idetë më të mira. Dhe prej javës tjetër, unë ju premtoj se do të vazhdoj ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Pacolli.
“Qëllimisht kam dashur të shfaqem në rolin e një të riu, një gazetari, sepse kam dashur që të marrë mendimet më të sinqerta nga qytetarët e Prishtinës, të dëgjojë drejtpërdrejt nga ata për kërkesat që ata i kanë nga unë, si menaxher i ardhshëm i kryeqytetit”, tha ai.
Gjatë ditës së djeshme, Selim Pacolli ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale, kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë.