Telegrafi

Selim Krasniqi merr ftesë nga Specialja, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit

Mesditën e së martës, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Krasniqi ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krasniqi e ka bërë të ditur këtë në një njoftim në Facebook, ku po ashtu tregon se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka shkruar se është krenar me kontributin e tij dhe familjarëve të tij në dhe luftën e UÇK-së, ndërsa shton se do të paraqitet në këtë gjykatë më datën 6 shkurt.

“Në këto momente pranova ftesën nga zyra e prokurorisë se specializuar, për tu paraqitur në Hagë me: 06.02.2020, ne cilësinë e te dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjareve te mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë te rënëve per Liri. SK”, thuhet në njoftimin e Krasniqit. /Telegrafi/