Mirëpo, edhe këtë javë është vazhduar me avazin e vjetër. Dje përmes shortit janë caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja kryesore e kësaj jave është ajo në kryeqytet ku do të ndeshen Prishtina e Hysi.
Selim Isufi,F.Abrashi,S.Haziri është treshja e “këmishzinjve” që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje. Një ndeshje tejet e fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Ferizajt e Hajvalisë. Besfort Kosumi, E.Baliqi, I.Kabashi do të gjykojnë këtë ndeshje. Një takim i nxehtë mund të jetë ai në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça’89 e Drenica, dy skuadra që përherë kanë sjellë rivalitet dhe ndeshje të fortë.
Në këtë ndeshje do të gjykojë I.Kelmendi,A.Ejupi,M.Aliu. Në takimet Fushë Kosova – Trepça, gjykojnë G. Nuza, L.Muhadri, B.Rama. Besa -Llamk.Kosova, A.Tahiri, D.Preniqi, E.Zeqiri. Feronikeli-Drita,T. Maloku, S.Berisha, M.Qehaja. /Zëri/Telegrafi/