Në fillim të shtatorit, Prokuroria speciale publike (PSP) punën e saj do ta vazhdojë në hapësirat e reja në rrugën “Franklin Roosevelt”, ku është duke përfunduar përshtatja dhe përgatitja e objektit, kanë konfirmuar nga PSP për agjencinë “Meta”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Janë duke përfunduar përgatitjet e objektit të ri dhe në vijim është procesi i transferimit të hapësirave. Presim që në fillim të shtatorit të vazhdojmë atje me punë”, thuhet në përgjigjen e PSP, në pyetjen e parashtruar se deri ku ka arritur përgatitja dhe nëse deri në shtator Prokuroria speciale publike do të transferohet me punë në hapësira të reja, siç ishte e paralajmëruar”
Sot para selisë së re të PSP ka mund të vërehet vetëm zyrtari policor i ngarkuar me sigurimin e objektit.
Përndryshe përshtypja nga jashtë është se punimet ndërtimore kanë përfunduar dhe mbetet vetëm mobilimi i hapësirave./Telegrafi/