Si pasojë e tërmeteve të cilat ndodhën sot (e martë) në Shqipëri, janë raportuar 16 viktima dhe rreth 600 të lënduar.
Në ndihmë shtetit Shqiptar i kanë dalë disa vende, duke u nisur nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Gjermania, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, si dhe Bashkimi Evropain.
Për t’u solidarizuar me këtë ngjarje tragjike, selia e NATO-s në Bruksel në oborrin e saj ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e Shqipërisë pas tërmetit, si dhe flamurin e Francës për të nderuar ushtarët francez të rënë në Mali.
Po ashtu edhe në Kosovë nesër është shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi me jetët e humbura.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja, ndryshe rreth 600 persona janë lënduar./Telegrafi/