Telegrafi

Selfie i shpëton jetën 21 vjeçares (Foto)

Cloe Jordan është një vajzë 21 vjeçare e cila ka thënë se një selfie që ka bërë me bikini i ka shpëtuar jetën. Ajo kishte një nishan në mes të stomakut i cili kishte filluar të rritej në mënyrë disproporcionale vitin e kalur dhe Cloe mendonte se po i  prishte pamjen dhe fotot e saj seksi.

21 vjeçarja nga Wolverhampton, ishte e dëshpëruar për ta hequr atë dhe vendosi që të konsultohej me mjekun në lidhje me opsionet e mundshme që kishte për ta hequr atë.

Vetëm tre muaj pas analizave, Cloe zbuloi se kishte Melanoma, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës dhe mjekët besojnë se kanceri ishte përhapur, transmeton oranews.

Ajo ka vendosur që ta ndajë historinë e saj si një paralajmërim për të tjerët, që të jenë të kujdesshëm kundrejt këtyre shenjave.