Telegrafi

‘Selfie’ i Schwarzeneggerit është bërë hit, por shikoni me kë pozoi (Foto)

Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, ka folur për vlerat e ushqimit vegan dhe dashurinë e tij ndaj kafshëve.

Ish-guvernatori i Kalifornisë këto ditë ka qëndruar në Alpe, nga ku e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë edhe një ‘selfie’ me një lopë.

Poza e tij ka marrë pëlqime të shumta dhe mijëra komente në rrjetet sociale. Madje konsiderohet ndër ‘selfiet’ më të pëlqyera të kohëve të fundit.

Lexo po ashtu Ikonat e aksionit, dukja në ‘shpërthimin’ e tyre dhe tash (Foto)

Në përshkrimin e fotografisë, Schwarzi shkruan se ka kaluar momente fantastike duke u ngjitur në Alpe dhe duke përjetuar gjithë atë që ofrojnë këto male. /Telegrafi/